Shkëlzen Metushi është emëruar në krye të komisariatit të Kurbinit pas arrestimit të Dritan Metajt.
Metushi deri tani ka mbajtur postin e shefit të Shqiponjave në DVP Tiranë.
Dritan Metaj, ish-shefi i komisariatit të Kurbinit u arrestua më 9 tetor pas një megaoperacioni të zhvilluar nga SPAK në disa qytete të vendit.
Masa “arrest me burg” u lëshua për shtetasit Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guxo si dhe Dritan Meta, shef i policisë Laç.
Por, Çela, Dalipaj dhe Duxo u shpallën në kërkim pasi rezultojnë jashtë vendit.
Metaj në dosjen e SPAK del me rol të rëndësishëm të trafikut të drogës, vijimësi e operacionit “Flakë në det” i nisur më 15 gusht, ku u arrestuan 6 persona.
Për Metën dhe Çelën janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular, një pjesë e të cilëve u sekuestruan pasi u kap veliera në det duke u djegur.
Faza e parë e “Flakë në det” u finalizua në gusht
Faza e parë e operacionit “Flakë në det” u finalizua më 16 gusht 2023. Gjatë operacionit u sekuestruan 2 armë zjarri, 200 fishekë ushtarakë kalibri 9, një automjet tip “Audi”, si dhe vlera monetare 45 mijë euro, 250.000 mijë shqiptare, 500 paund, 50 franga zvicerane.
Gjithashtu u sekuestruan 25 aparat celular, një sasi prej 28 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis u gjet pranë vendit ku u gjet veliera e djegur. U arrestuan 6 persona, 4 shqiptarë dhe 2 shtetas ukrainas.
Të arrestuarit
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
/Albeu.com