Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

Ditën e sotme, drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Nuk dihet akoma se për çfarë është thirrur Gjyli në SAPK, por duket se ka të bëjë me hetimet lidhur me ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi.

Kujtojmë se Gjyli është thirrur edhe në janar të vitit 2024 në SPAK, për këtë çështje ku ka qëndruar aty për rreth dy orë.

Ai dëshmoi mbi procedurat e ndjekura në tenderat e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Gentian Gjyli, u emërua drejtor i ARRSH-së, më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit, Evis Berberi, njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku

Gjyli ishte një emërim i brendshëm në radhët e ARRSH. Më parë, ai ka mbajtur postin e shefit të sektorit të projekteve dhe së fundmi atë të zv drejtorit të përgjithshëm të ARRSH.

Evis Berberi, u arrestua me 14 mars 2024 me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

SPAK zbuloi skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së kishte dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.


Shtuar 11.04.2025 13:11