“Drejtorët nën pranga”, zhdukja e Ervis Martinajt, trondit ish-komisari: Çfarë ndodh me Policinë e Shtetit po u zbardh si çështje

Pas aksionit të policisë në Shijak për gjetjen e gjurmëve të Ervis Martinajt, ka reaguar ish-komisari i policisë, Dritan Zagani.

Zagani ka deklaruar, se nëse zbardhet çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt, gjysma e drejtorëve të policisë do duhet të shkojnë në burg.

Të lidhura

None found

Deklaratën Zagani e bëri pas operacionit të policisë për kontrolle në Shijak në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit i cili rezulton i zhdukur prej datës 10 Gusht.

Ai u shpreh në “Shqipëria Live” se sa më thellë gërmon policia në këtë hetim aq më shumë zbulon rrënjët e veta të zhytura në llumin e krimit të organizuar.

“Lidhur me formën e vonuar apo si po operon policia në lidhje me ngjarjen kam dyshimet se të gjitha gjërat janë rrjedhojë e një pike të vetme. Implikimi i thellë i policisë me krimin e organizuar dhe me rastin në fjalë.

Sa më thellë që gërmon policia në këtë hetim zbulon vetveten, rrënjët e veta deri ku është zhytur në këtë llum të krimit të organizuar. Ndaj dhe gjërat zvarriten. Ata njerëz që ishin dje në krye i ke prapë drejtora sot.

Ata i kanë vartës ata që kanë hetimin në dorë. Dhe po të zbardhet kjo çështje ashtu si duhet gjysma e drejtorëve të policisë shkojnë në burg. Të gjithë shqiptarët janë të sigurt për këtë por mua m’u dha rasti me e thënë publikisht”, deklaroi ai.


deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary