“Drejtoresha merrej me fundin tim”, Bora Muzhaqi: Kostumi i politikanes më bën të dukem më e madhe në moshë

Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga ishte e ftuar Bora Muzhaqi, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Që në nisje të intervistës ajo u shpreh se shpesh nuk shihet puna e saj, por më shumë merren me veshjen e saj.

Muzhaqi u shpreh veshja si politikane e bën të duket më e madhe në moshë, madje ndau dhe një histori nga një punë e saj e shkuar, ku tha se drejtoresha e Burimeve Njerëzore e kritikonte për fundin.

Pjesë nga intervista:

Rudina Xhunga: Ke filluar prej kohësh të jesh serioze. Puna është detyrimi, të thonë është detyrimi. Çfarë ndodh tani?

Bora Muzhaqi: Përveç memeve të shumta për çfarë vesh, që vazhdon të jenë pjesë e punës. Por mendoj se kam filluar ta ndaj tani, sa herë jam në aktivitete me të rinj dhe fëmijë, përshtatem me veshjen e tyre, për të mos ju krijuar atyre imazhin e një ministreje që nuk i afrohen dot apo një figurë autoriteti. Dua të jem afër tyre. Ndërsa kur kam takime më serioze, që kërkon dhe puna, se mosha e re të detyron ndonjëherë të dukesh pak më e rritur seç duhet. Alternoj pak me veshjen, që të dukem pak më e madhe

Rudina Xhunga: Ky është problem më vete në Shqipëri. Të dukesh më e madhe. Ndërkohë që je sa ti, që vazhdon të jesh po e vogël.

Bora Muzhaqi: Të gjithë kemi probleme nga më të ndryshmet, dhe rasti im është ky i moshës.

Rudina Xhunga: Nuk të mërzit që duan të të mërzisin, të të vënë në lojë dhe nuk merren me faktin çfarë bën ti?

Bora Muzhaqi: Do të doja shumë të fokusoheshin te ajo çfarë unë bëj. Në një nga punët e mia të vjetra, drejtoresha e burimeve njerëzore, merrej me gjatësinë e fundit. Dhe me shaka i thosha; ‘kaq mirë e bëj punën sa gjithçka ka mbetur te gjatësia e fundit’.  Kështu që edhe tani merren më shumë me pjesën estetike sesa me atë se çfarë bëj. Do të doja të merreshin, por për të qenë e sinqertë nuk mërzitem./albeu.com

Shtuar 15.09.2022 10:19