Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka shpallur pretencën ndaj deputetit të PD, Qani Xhafa, duke kërkuar dënimin e tij me 6 muaj burg.
Megjithatë, SPAK ka kërkuar që dënimi me burg të mos ekzekutohet, por të pezullohet dhe deputeti të vendoset në shërbim prove për një periudhë 1-vjeçare.
Kjo do të thotë se Xhafa nuk do të vuajë fizikisht dënimin në burg, për sa kohë që nuk shkel ligjin gjatë kësaj periudhe prove.
Deputeti demokrat u përfshi në një aksident në Elbasan, teksa ishte i dehur. Xhafa akuzohet për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Deputeti, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.