Drejtojuni menjëherë mjekut! 3 shenjat e dhimbjes së kokës që tregojnë se është shumë serioze

Ashtu si të gjitha gjendjet shëndetësore që përfshijnë dhimbjet, edhe dhimbjet e kokës janë të vështira për t’u kategorizuar. Një dhimbje koke që dikush mund ta quajë të ‘tmerrshme’, për dikë tjetër mund të jetë e lehtë. Megjithatë, duhet të kërkoni vëmendje mjekësore nëse dhimbja e kokës nuk është si herët e tjera.

Kështu, nëse nuk keni pasur më parë dhimbje koke dhe tani keni gjatë gjithë kohës, duhet të konsultoheni me një mjek për këtë. Këto janë disa nga shenjat paralajmëruese të dhimbjeve të kokës, të cilat kërkojnë vëmendje mjekësore:

Dhembje therëse në kokë që shkaktohen krejt papritur, “si rrufe” : Nëse krejt papritur filloni të ndieni dhimbje therëse në kokë, sikur dikush ju ka gjuajtur me çekiç në kokë, është diçka serioze. Mund të jetë ndonjë hemorragji cerebrale e shkaktuar nga aneurizmi. Është një dhembje koke e rrezikshme, prandaj duhet të kërkoni menjëherë vëmendje mjekësore.

Dhimbja është mbrapa ose përreth syve: Nëse ndieni dhimbje edhe në sy, përveç dhimbjes së kokës, sidomos nëse ka filluar t’ju turbullohet edhe shikimi, është për t’u shqetësuar. Shqetësimi kryesor këtu është glaukoma akute, ose ushtrimi i presionit tek njëri sy që ndalon rrjedhjen e gjakut dhe mund të çoj në verbim.

Dhimbja është përqendruar tek lobet temporale: Në shumë raste, pozicionimi i dhimbjes së kokës nuk është tregues i ndonjë gjëje për t’u shqetësuar. Por, nëse jeni mbi 50 vjeç dhe dhimbja e kokës është e përqendruar më shumë tek njëra ose të dyja lobet temporale (pjesët anësore të kokës, mes ballit dhe veshit), mund të jetë shenjë e arteritit temporal ( inflamacion i mureve të arterieve tek kjo pjesë e kokës).


Shtuar 30.12.2021 11:25