“Drejtësia do guxim dhe integritet”, i dërguari i SHBA vlerëson punën e Dumanit dhe SPAK

I ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA, ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, si dhe me hetuesit e NBI-së, që po punojnë për çrrënjosjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.

Me anë të një njoftimi në Facebook, ambasada thekson se Wisner ka përgëzuar Dumanin dhe SPAK, duke theksuar se në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm.

Gjatë takimit Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.


Postimi i plotë:

?? SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.


Shtuar 28.09.2023 17:13