Ministrja Elisa Spiropali me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me kërkesën e PS për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Spiropali shkruan se Shqipëria gjendet në nevojën urgjente për të vendosur për një president të ri duke e quajtur Metën, turpin e republikës.
Reagimi i Spiropalit në Facebook:
Në kushtet e nevojës emergjente për rivendosjen e menjëhershme të ligjshmërisë në institucionin e Presidentit tē Republikës, me qëllimin e sigurimit të besueshmërisë të të gjithë popullit shqiptar te roli i kreut të shtetit;
Të bindur se Presidenti i Republikës para dhe gjatë fushatës zgjedhore 2021 ka shkelur rëndë dhe në mënyrë flagrante kushtetutën, ka cënuar ndjeshëm besueshmërinë e qytetarëve në rolin e kryetarit të shtetit, duke mos ushtruar detyrën e tij kushtetuese, ka nxitur dhunë dhe përçarje;
Paraqitëm sot kërkesën për shkarkimin e këtij turpi të Republikës. /albeu.com/