Këtë vit pritet të ketë një tjetër rënie të numrit të nxënësve që do të ulen të hënën në bankat e shkollës.
Ministria e Arsimit ka shtyrë për të dytën herë afatin e procesit të regjistrimit të nxënësve duke i dhënë mundësi deri të dielën në orën 23 e 59 minuta, pasi është parë një numër i ulët i regjistrimeve.
Drejtoria e përgjithshme e arsimit parauniversitar ka hapur e ka mbyllur dy herë sistemin për regjistrimin e nxënësve.
Afati i parë ishte nga mesi i gushtit deri në datën 1 shtator. Më pas u shty deri në datën 4 shtator dhe një ditë më parë pasi u panë shifrat e ulëta të regjistrimeve procesi është shtyrë deri të dielën, pak orë para se të nisë viti i ri shkollor.
Numri i ulët i nxënësve ka sjellë edhe mbylljen e disa shkollave në fshatrat e thellë malorë.
Në fshatin Kokrevë të Librazhdit shkolla fillore është mbyllur e po ashtu shkolla në fshatin Bletëz të Gramshit.
Gramshi numëron 7 gjimnaze, 3 prej të cilëve këtë vit shkollor nuk hapën klasën e dhjetë pasi numri i përcaktuar prej 10 nxënësish në klasë nuk u plotësua. Në shkollat e tjera nxënësit numërohen me gishtat e dorës.
Deri më tani janë afro 27 mijë nxënës të regjistruar në klasat e dhjeta.
Krahasuar me një vit më parë, janë regjistruar 1000 nxënës më pak.
Por rënie të ndjeshëm ka edhe tek të vegjlit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Shifrat zyrtare pitet të bëhen publik në ditën e parë të filmit të vitit të ri shkollor.
Një vit më parë u ulën në bankat e shkollës rreth 450 mijë nxënës, 30 mijë nxënës më pak se viti paraardhës.
Kjo rënie pritet të jetë e ndjeshme edhe këtë vit, ku në klasat e para numri i ulët i nxënësve argumentohet me uljen e numri të lidhjeve ndërsa për numrin e ulët në klasat dhjeta reflektohet emigrimi i shqiptarëve drejt vendeve të BE.