Dramë hiper reale dhe krejtësisht jorealiste: Popullariteti i “Squid Game” i detyrohet shqetësimeve të jetës moderne

Nga Zoe Williams – The Guardian

“Suqid Game”, një serial i Netflix, i realizuar nga Hwang Dong-hyuk, u publikua më 17 shtator dhe brenda 10 ditëve ishte shfaqja më e pëlqyer në platformë në 90 vende. Është hera e parë që një dramë koreane të ketë qënë në krye të lsitës së amerikanëve, dhe 95% e shikuesve janë jo koreanë. Kjo ka përmbysur idenë se brezi i ri nuk mund të lexojë titra. Edhe vajza ime 12-vjeçe ka parë shumë episode brenda nhë ditë, dhe kjo tregon se ajo ka lexuar në mënyrë efektive, si të kishte lexuar një libër.

Premisa: 456 njerëz janë në borxhe të mëdha dhe ata konkurrojnë për një pasuri të majme në një seri bëmash, ndonjëherë kaproçoze, ndonjëherë tmerruese, e shumicën e rasteve të dyja. Ata, për shembull duhet të qëndrojnë pa lëvizur, kur një kukull gjigante thërret “e kuqe”. Dhe nëse lëviz, eliminohesh, pra të qëllojnë për vdekje. Në të gjithë këto lojëra, fituesi do të jetë një.

Sezoni i parë ka 9 episode njëorëshe. Mund ta shikoni për dy ditë, por kur ta mbaroni do të riktheheni ta shihni sërish. Në familjen time të gjithë jemi në episode të ndryshme dhe askush nuk lejohet të flasë për atë që ka parë. Por, gjithmonë e diskuton dikush dhe pastaj kemi zënka. Ne jemi bllokuar në një mini lojë kallamarësh (Mini-squid game).

Nuk ka dyshim, drama është bindëse; por intensiteti i interesit, veçanërisht tek të rinjtë, është i jashtëzakonshëm. Pyetja është se, çfarë ka të bëjë me fëmijët?

Me siguri dhuna dhe vdekshmëria e mbrojtur nga përshkrimi karnavalesk, me ngjyrë parësore kanë qenë me ne që të paktën në mesjetë-mendoni Dita Meksikane e të Vdekurve, Danse makabre franceze etj. Por kjo është një trope më specifike dhe e kohëve të fundit, atë që Mark Johnson, një lektor në kulturat digjitale në Universitetin e Sidneit, e përshkruan si “zhanrin e lojës së vdekjes”, në një mjedis distopik, pavarësisht nëse është Battle Royale, Hunger Games, Maze Runner, Exam, ose Squid Game, lojë karakteresh deri në vdekje.

Jeta është e parëndësishme, fitorja është e harlisur, rregullat janë strategjike, por ka një sasi të madhe fati të përfshirë: në Squid Game, ka një luftë tërheqëse.

Johnson thotë: “Nëse futeni në ekipin më të dobët, thjesht humbni, fat i keq, vdisni. Zhaneri është në thelb një kritikë e idesë qendrore të nënkuptuar të botës së vonë kapitaliste, se gjithçka është punë e vështirë, gjithçka është aftësi, të gjithë arrijnë aty ku i përkasin në një shoqëri të përsosur globale. Të gjitha ato pretendime janë treguar se janë asgjë”.

Barry Watt, një psikanalist që punon kryesisht me të rinj të pastrehë, thotë se është një metaforë shumë e njohur, “ku një person ose grup duhet të sakrifikojë, si një mënyrë për të vënë kufij në dhunën në komunitet”. Ju mund ta shihni atë në lëvizjet e hershme fetare, por edhe në kulturën e bandave, dhe strehimoret e të pastrehëve reflekton një ndjenjë të thellë pasigurie, përcjell Albeu.com.

Watt gjithashtu e vendos këtë brenda lëvizjes më të madhe të të rinjve që kthehen në “anime dhe manga” japoneze dhe koreane, duke kërkuar një përgjigje ndaj përvojës së tyre që nuk po plotësohet nga kultura e Evropës Perëndimore. Personazhet, thotë ai, kalojnë midis ndikimit të ulët (të mos ndjerit asgjë) dhe dhunës së lartë, ato paraqesin një gamë mjaft të ngushtë emocionale.

Ai hedh idenë se kjo mund t’i pëlqejë numrit në rritje të njerëzve që identifikohen si neurodivers, për të cilët tregimi i shkollave të vjetra, me shtresat e tij të karakterizimit, është i hutuar. Johnson ka një interpretim të ndryshëm, se është vetë loja që rrafshon personazhet, “hiperkonkurrenca i kthen njerëzit normalë në përbindësha”.

Squid Game ka një USP brenda zhanrit të lojës së vdekjes. Ankthi themelor dikur ishte kolapsi mjedisor, prapavijët prireshin të ishin post-apokaliptikë, pas një moti të panjohur ose ngjarje lufte. Tani kërcënimi është borxhi, i cili ndihet aq viktorian. Paradoksalisht, kjo dramë hiper-reale, krejtësisht jorealiste ka ndezur ankthin që me të vërtetë po shkakton sëmundje mendore të përditshme.

Helen Garnham, kryetare në Rethink Mental Illness, përshkruan sesi borxhi bashkon mohimin, një ndjenjë të pafuqisë sepse shpesh ndjehet sikur asgjë nuk mund të bëhet dhe thjesht gjithçka duket dërrmuese. Dhe njerëzit nuk duan t’u pëlqejë borxhi ose të kërkojnë ndigëm, ata mendojnë se duhet të menaxhojnë vetë. Borxhi është një degë shumë e rëndësishme e sëmundjeve mendore, është akoma i lidhur me turpin.

Mund të mos jetë një aksident, 10 vjet pas një krize financiare globale, që i gjithë globi po shikon një dramë mesazhi kryesor i të cilit është: “A mund ta shlyej ndonjëherë këtë borxh? A nuk do të ishte më e lehtë të luaj deri në vdekje? ” Ndoshta fëmijët nuk janë problemi; ndoshta më shumë të rritur duhet ta shikojnë atë./Përshtati nga The Guardian, Enkeleda Bodini-albeu.com

 


Shtuar 10.10.2021 09:32