Një ngjarje e rëndë është regjistruar në futbollin indian. Një vend i cili ka nivel të ulët të futbollit dhe të infrastrukturës gjithashtu, por me një dëshirë të madhë për ta ndjekur atë.
Në një ndeshje në qytetin e Malapparum, në një tribunë me kapicitet maksimal prej 3500 personash është mbushur me plot 8 mijë tifozë.
Në një moment, tribuna është “dorëzuar” dhe është shembur duke lënë të plagosur rreth 225 persona, ku 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Pas shembjes së tribunës, gjatë momentit të largimit të tifozëve bie edhe shtylla e ndriçimit e cila zë poshtë disa persona.
Policia ka bërë denoncimin ndaj organizatorëve për rrezikun e sigurisë publike dhe vlerëson se së shpejti do të kryejë arrestimet për autorët përkatës. /albeu.com