Dr.Fauci: Kemi nevojë për një vaksinë universale kundër koronavirusit

“Kemi nevojë urgjente për një vaksinë universale kundër koronavirusit”, ka thënë imunologu Anthony Fauci në Universistetin Sapienza të Romës.

Duke cituar një artikull që ai botoi së fundmi në Neë England Journal of Medicine, Fauci kujtoi se nevojiten vaksina universale kundër koronavirusëve, sepse në të ardhmen “ne do të shohim me siguri variante të reja, jo vetëm me SarsCoV2, por ndoshta me koronaviruse të tjerë”.

Për momentin, për Dr.Faucin, këshilltarin e presidentit amerikan Joe Biden për pandeminë, “përforcuesi me vaksinat aktuale Covid-19 ofron mbrojtje të mirë kundër Omicron, kështu që nuk nevojiten vaksina të reja specifike për këtë variant për momentin”.

Duke cituar të dhëna nga Afrika e Jugut, Fauci tregoi se me ardhjen e Omicron efektiviteti i vaksinave kundër infeksionit ra nga 80% në 33%, ndërsa mbrojtja nga shtrimi në spital shkoi nga 93% në 70%.

“Megjithatë, për fat të mirë, ne e dimë se me dozën përforcuese antitrupat neutralizues kundër Omicron rriten me 38 herë, kështu që është e rëndësishme ta bëjmë këtë”, tha Fauci.

Të dhënat nga Britania e Madhe tregojnë gjithashtu se doza përforcuese uli rrezikun e shtrimit në spital me më shumë se 80%./albeu.com


Shtuar 13.01.2022 18:13