Ish-drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Abigeila Voshtina, ka dëshmuar para Prokurorëve të SPAK për çeshtjen e abuzimeve skandaloze të Ajola Xoxës dhe shoqatave të saj, e mbështetur fuqishëm nga ndikimi i burrit të saj kryetar bashkie, tashmë i arrestuar.
Duke shfletuar pjesë të dosjes së SPAK që ka kaluar në GJKKO, të bie ne sy se Xoxa mundohej të justifikonte marrje parash dhe shlyerje shpenzimesh, për aktivitete që nuk ishin bërë asnjëherë.
Vjedhje të përmasave të mëdha për ngjarje që nuk realizoheshin kurrë.
Pjesë nga dëshmitë:
“Për sa i përket kompanisë ASLV, Voshtina deklaroi se është përzgjedhur me insistimin e shtetases Ajola Xoxa, e cila pretendonte se vetëm kjo kompani mund të realizonte kërkesat teknike të Festivalit.
Për të jusfitikuar pagesat TKOB, planifikoi disa shfaqje shtesë në kalendarin artistik, ndonëse realisht shërbimi ASLV ishte i nevojshëm vetëm për dy shfaqje.
Kjo praktikë, sipas saj u përdor për të justifikuar një shumë të madhe parash që kërkonte Ajola, dhe shumë nga aktivitet e ASLV në këtë kuadër ishin fiktive”.
Së fundi ajo pranoi se; “për një shfaqje të titulluar, “Muzikë në vitet e stuhishme”, nuk ka pasur nevojë për ndriçim nga ASLV, por ajo është përfshirë në kontratë për të mbuluar shpenzimet e kërkuara nga Ajola për festivalin.
Këto shpenzime ishin justifikuar si të paguara nga Ajola Xoxa dhe kërkoheshin të rikuperoheshin përmes kontratave dhe operatorëve se ASLV dhe Rametal”.
Ndërkohë duke vijuar leximin e dëshmive të shumta bie ne sy se Xoxa jo vetëm i përdorte organizimet fiktive për të nxjerrë para por detyronte edhe të tjerët të firmosnin. Voshtina kishte deklaruar të njëjtën gjë në dëshminë e saj. E kishte bërë se kisha frikë nga Veliaj, kryetar bashkie, tashmë pranga.
Më poshtë gjejmë edhe “perla” të tjera. Shtetasja Adela Kondakçi, ish-financierja e OJF-ve dhe studios ligjore “Partner Law” të Ajola Xoxes, që ka marrë statusin e bashkëpunëtores së prokurorisë së Posaçme tregon detaje të tjera në lidhje me aktivitete që organizonte Ajola Xoxa.
“Shtetasja Adela Kondakçiu deklaron se në fillim ishte parashikuar që fondet të shpërndaheshin përmes një procedure të zakonshme prokurimi, por për shkak të afateve të shkurtra kohore TKOB dhe Ajola, bashkë me përfaqësues të tjera ranë dakord që shpërndarje e buxhetit të bëhej me prokurim të drejtpërdrejtë në disa kompani të caktuara”.
“Ajo deklaroi se kompanitë e përzgjedhura ishin Rametal Shpk, e cila do të merrte një pjesë të fondit dhe më pas do të kalonte te Partner Law dhe ASLV Shpk e cila do të merrte një pjesë të fondit që do të kalonte më pas tek Ava Studio. Këto kompani janë përdorur për të marrë fonde nga TKOB dhe për ti transferuar në kompani të tjera të menaxhuara nga Ajola, duke stimuluar shërbime që në fakt nuk janë kryer realisht”…