Dosja “Veliaj”/ SPAK ka një të penduar, kush është bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës që zbërtheu skemën e korrupsionit (EMRI)

Për herë të parë që nga krijimi SPAK, ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Dhe kjo ka ndodhur në hetimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Një prej të njerëzve më të besuar të Ajola Xoxës, ka rrëfyer në këmbim të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

E penduara Adela Kondakçiu, është truri financiar i Ajola Xoxës dhe ka dorëzuar në SPAK çdo të dhënë kundër çiftit.

Ajo është ndërkohë e pandehur por në fund të procesit lehtësohet nga masa e dënimit sipas ligjit.

SPAK ka në duar ndërkohë dëshmitë e 97 personave, dhjetëra kontrata, balance, si dhe biseda të nxjerra nta telefonat e sekuestruar dhe përmes tyre do të provojë akuzat ndaj Veliajt, Xoxës dhe të pandehurve të tjerë.