Dosja “Partizani”/ Seanca paraprake për Berishën dhe Malltezin, gjyqtarja Flojera Davidhi tërhiqet për vendim

Në Gjykatën e Posaçme, është zhvilluar seanca paraprake për dosjen “Partizani”.

Avokatët e kreut demokrat Sali Berisha, kërkuan shfuqizimin e disa vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa e tyre u rrëzua nga gjykata.

Ndërkohë, gjyqtarja Flojera Davidhi, përfundoi shqyrtimin paraprak të çështjes dhe tërhoqi dosjen në dhomë këshillimi për të marrë një vendim.


Shtuar 19.05.2025 13:56