Dosja “PARTIZANI”/ Berisha në SPAK, lexon mesazhin që i la Altin Dumanit

Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë të marrë ndaj tij “Detyrim Paraqitjeje”.

Pasi la ambientet e Prokurorisë, Berisha lexoi dhe mesazhin që ai ythotë se la për kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini.

Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot do paraqes para jush të gjithë mbrojtjen që Edi Rama apo Ramaduro i Tiranës i bën delinkuentes Irena Gjoka, e cila është personifikimi më autentik i narkoshtetit shqiptar dhe funksionimit të sistemit juridik të tij.

Kështu, me 26 tetor 2023, kërkesës së avokatëve të mi për dorëheqje për konflikt interesi, meqë ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996,Irena e refuzoi me pretekstin se ju nuk keni dokumente.

Pra, unë jam shkarkuar, thoshte ajo, por ju nuk e keni dokumentin.

Në nëntor të vitit 2023, KLGJ i jep avokatëve të mi vendimin e KLD për shkarkimin e Irena Gjokës në vitin 1996,por dy javë më pas ky institucion gënjen deputetët e PD duke u shkruar se gjoja nuk ka vendimmarrje të KLD në vitin 1996.

Pra, shikoni, institucion shtetëror, i cili dy javë më parë kishte dhënë vërtetimin për shkarkimin e saj, madje edhe kopjen e vendimit të shkarkimit, dy javë më vonë u përgjigjet deputetëve të PD se një vendiim i tillë nuk ekziston pasi merr urdhrin nga Edi Rama.

3.Më dhjetor 2023, kërkesës së avokatëve të mi për dorëheqje për konflikt interesi, nuk e pranoi përsëri sepse jo sepse tashmë nuk e kishte vendimin, por sepse sipas saj ky ishte një vendim kolegjial duke dëshmuar një injorancë të plotë dhe totale sepse KLD kryesohej në atë kohë nga presidenti i Republikës.

4.Gazeta greke Ta Nea boton në mars 2024 shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Grqia si falsifikatore.

5.Më 4 mars 2024, KLGJ nxjerr deklaratë në mbrojtje të Irena Gjokës, në vend që ta hetonte atë.

Pra, betohet për virgjërinë politike dhe korruptive të Irena Gjokës. Imagjinoni ju se çfarë institucioni është ky. Pra, betohej për kokën e Irenës.

Me datën 4 maj 2024, e shtuna dhe e diela e Pashkës, gazeta Prototema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës.

Me datën 7 maj 2024, prokuroria e përgjithshme deklaron se po nis hetim të thelluar.

Pra, mbi 18 muaj hetimi i thelluar mbahet në sirtar.

Me datën 2 maj të vitit 2025, Gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dëbimet e Irenës, por edhe për vendimin penal të formës së prerë.

Me 5 maj 2025 paraqita këtu para jush dokumentin me vulë apostile, të cilin e mori vesh dhe e pa e gjithë Shqipëria.

Me 5 maj të vitit 2025, delinkuentja Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar apo dëbuar nga Greqia në një intervistë që i dha gazetës BIRN, çka përbën një mashtrim publik dhe në terma ligjore përbën një krim në vazhdim.

Me 6 maj 2025 del prokura e vitit 2003 që Irena Gjoka kishte lëshuar për noterin në Fier për të marrë avokat për të kundërshtuar vendimin e dëbimit. Pra, bie alibia që nuk kishte dijeni.

E kuptoni se kush janë këta?

Çdo epitet meritojnë që vendosin për fajësinë apo pafajësinë e qytetarëve shqiptarë, për mbrojtjen e interesave të tyre ligjore, për ndëshkimin e kriminelëve, urdhëroni pra se çfarë ndodh me ta”, u shpreh Berisha.


Shtuar 17.11.2025 10:46

Tags: ,