Dosja Partizani/ Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

Gjykata e Posaçme, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Jamarbër Malltezin, i akuzuar për dosjen “Partizani”.

Dhëndri i Sali Berishës, ndodhet në arrest shtëpi prej nëntorit të vitit 2023, pasi togat e zeza zëvendësuan masën e caktuar ndaj tij nga “arrest me burg” në atë shtëpiak.

Kujtojmë se Sali Berisha, është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi, i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu, kreu i PD-së dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.


Shtuar 14.04.2025 13:14