Dosja ndaj Ilir Metës e Monika Kryemadhit, ja kush do të jetë gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen në seancën paraprake

Gjyqtarja Irena Gjoka, është caktuar për të drejtuar seancën paraprake në çështjen penale ndaj Ilir Metës, dosje që kaloi në GJKKO më 29 gusht.

SPAK përfundoi hetimet më 28 korrik dhe më pas ia kaloi gjykatës dosjen për shqyrtim. Çështja përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimet pasurore.

Meta akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi përballet me akuza për korrupsion në dy raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në këtë dosje përfshihet edhe Pirro Xhixho, i dyshuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim.

Po ashtu, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, akuzohen për pastrim parash. Gjyqtarja Gjoka ka shqyrtuar më parë edhe dosjen “Partizani”, ku dha masa sigurie për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.


Shtuar 3.09.2025 10:00