Prova dhe fakte të reja kanë dalë nga hetimet për zv/kryeministren dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
Nga përgjimet e zbardhura nga emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore gazetaren Klodiana Lala, mes Ballukut dhe vartësit të saj, ish-kreu të ARRSH, Evis Berberi, duket qartë se fituesi i garës për lotin 4 të Unazës së Madhe është paracaktuar më herët nga zv/kryeministrja.
“Çdo gjë ok, Lenci me Pëllumbin. Prite pak Ilir Shtufin e ‘Nova’ dhe bëja të qartë që shkon me eut (EuroTeorema) dhe mos ta shoh në vend tjetër. Punët i ke me Gimin i thuaj jo me mua.”, i shkruan Balluku, ish-kreut të ARRSH-së.
Menjëherë pas këtij mesazhi, Evis Berberi komunikon me Ilir Shtufin, ku ky i fundit i dërgon mesazhin.
“Përshëndetje si të kam. Ilir Shtufi i ‘Nova’ jam. Të të takoj pak, kur mundesh”.
Pas kësaj bisede, Evis Berberi komunikon me Belinda Ballukun, ku i pohon se e takoi Ilir Shtufin.
Por ndërsa po paracaktojnë fituesin e garës për ndërtimin e Lotit 4 të Unazës së Madhe, duket se një telash del në pah për ministren dhe vartësin e saj besnik.
Më poshtë pjesë nga dokumentari
Nga bisedat del se fituesi është paracaktuar përpara se të hapet gara dhe ai mësohet se ka takime të shpeshta në zyrën e Evis Berberit në ARRSH.
Biznesmeni Ilir Shtufi i kompanisë ‘Nova’ që është edhe një nga kompanitë fituese, sipas porosisë së Ballukut, pritet në zyrë nga Evis Berberi.
“Nga akti i ekspertimit të aparatit celular ’Blackberry’, që i është sekuestruar shtetasit Evis Berberi, kanë rezultuar komunikime ndërmjet tij, shtetases Belinda Balluku, dhe biznesmenit Ilir Shtufi.
Konkretisht më datë 10 Shtator 2021, Belinda Balluku i dërgon këtë mesazh Evis Berberit”, thuhet në dosjen hetimore.
‘Çdo gjë ok, Lenci me Pëllumbin. Prite pak Ilir Shtufin e ‘Nova’ dhe bëja të qartë që shkon me eut (EuroTeorema) dhe mos ta shoh në vend tjetër. Punët i ke me Gimin i thuaj jo me mua.’
Menjëherë pas këtij mesazhi, Evis Berberi komunikon me Ilir Shtufin, ku ky i fundit i dërgon mesazhin.
‘Përshëndetje si të kam. Ilir Shtufi i ‘Nova’ jam. Të të takoj pak, kur mundesh.’
Pas kësaj bisede, Evis Berberi komunikon me Belinda Ballukun, ku i pohon se e takoi Ilir Shtufin.
Por ndërsa po paracaktojnë fituesin e garës për ndërtimin e Lotit 4 të Unazës së Madhe, duket se një telash del në pah për ministren dhe vartësin e saj besnik.
Pikërisht në këtë moment një portal online publikohet lista e fituesve të Unazës.
Çka alarmon jo pak ministren Balluku, që vë në dijeni për këtë fakt edhe kreun e ARRSH-së, Evis Berberi.
Që nga ana e tij përpiqet ta qetësojë duke i thënë se kjo listë nuk ka dalë nga brenda tyre.
Ministja Balluku që urdhëron menjëherë të gjendet tradhtari brenda radhëve të tyre.
Duke pasur edhe dyshime konkrete te emra të përveçëm që u është besuar nga po ata vetë të merren me këtë punë.
Po ndërsa po kërkonin armikun brenda shtëpisë që i kishte shitur sipas tyre te portalet, vetëm katër ditë nga takimi në zyrë me kreun e ARRSH-së, Evis Berberi, sipas edhe udhëzimeve të qarta të dhëna nga Belinda Balluku, ‘Nova Construction 2012’ bashkohet me kompanitë ‘EuroTeorema’ dhe ‘PE-VLA-KU’.
Ku del se shoqëria ‘Nova’ me pronar biznesmenin Ilir Shtufi është bashkuar me dy kompanitë e tjera që më pas dalin të jenë fituese në garën për ndërtimin e Lotit 4 të Unazës së Madhe.
Dosja Hetimore
Nga hetimi rezulton se shoqëria ‘Nova Construction 2012’ sh.p.k me pronar shtetasin Ilir Shtufi, më datë 14 Shtator 2021, 4 ditë pas bisedave dhe takimit në zyrën e kreut të ARRSH, Evis Berberi, ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë ‘EuroTeorema Peqin’ sh.p.k dhe ‘PE-VLA-KU’ sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit, me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4’, ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi.
Por ajo që duket se e rëndon edhe më shumë pozitën e ministres Balluku dhe mëkëmbësit të saj në krye të ARRSH-së, Evis Berberi, sipas SPAK është se të dy kishin dijeni për fituesit. Pasi ishin po ata vetë që u kishin dhënë kriteret për të marrë pjesë në garë.
Çka nuk lë dyshime se kemi të bëjmë me një aferë korruptive të pastër, të dirigjuar nga vetë ministrja Balluku.
Ndërkohë që Evis Berberi është gjithmonë aty për të vendosur firmën dhe për të çuar deri në fund planet e shefes së tij.
Nga ku del se Evis Berberi ka shkuar edhe më tej duke përcaktuar kritere përjashtuese, që nuk ekzistojnë në ligj, vetëm e vetëm për të favorizuar bashkimin e operatorëve që ata kishin përzgjedhur për të fituar projektin për ndërtimin e Lotit 4 të Unazës së Madhe.
Dosja Hetimore
Ende pa u mbyllur faza e dorëzimit të ofertave nga shoqëritë pjesëmarrëse (afati i fundit për dorëzimin e ofertave ka qenë data 15 Shtator 2021), pra, pa u evidentuar shoqëritë pjesëmarrëse në procedurat e prokurimit, evidentohet fakti se Belinda Balluku dhe Evis Berberi kanë pasur dijeni për fituesin e paracaktuar të procedurës së prokurimit, pasi u ishin dhënë kriteret më parë.
Vetëm një ditë pasi “Nova Construction” bashkohet me dy kompanitë e tjera që më pas do dalin fituese në garë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, vendos të hapë ofertat.
Këtu ku nga zbërthimi i aparatit telefonik ‘Blackberry’ që u gjet në banesën e Evis Berberit, gjatë ndalimit të tij nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, shihet edhe më qartë roli i ministres Balluku në përcaktimin e fituesit të ndërtimit të këtij segmenti të Unazës së Madhe.
Ku ndërlidhsja e tyre është Miranda Shkurti e cila mban të informuar përgjatë gjithë kohës, shefin e saj, Evis Berberi, mbi ecurinë e hapjes së ofertave.
Duke i dërguar herëpashere foto të hapjes së zarfeve ku ndodhen ofertuesit dhe çmimet që ata kanë ofruar.
Dosja Hetimore
Nga akti i ekspertimit të aparatit celular ‘Blackberry’, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga komunikimet midis tij, shtetases Belinda Balluku, si dhe Miranda Shkurti del se më datë 15 Shtator 2021, që rezulton të jetë edhe data e hapjes së ofertave, në orën 10:33, shtetasja Miranda Shkurti i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: ‘Në 10.30 fillon i pari.’
Po në datën 15 Shtator 2021, Miranda Shkurti i dërgon Evis Berberit një fotografi, në të cilën gjendet një tabelë, me emrat e disa operatorëve ekonomikë dhe përbri tyre çmimi i ofertës në lekë, ku nga hetimi rezulton se në këtë fotografi pasqyrohen emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë, që kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4’, ku fitues i saj është shpallur BOE ‘EuroTeorema Peqin’ sh.p.k, ‘Nova Construction Group’ sh.p.k dhe ‘PE-VLA-KU’ sh.p.k. Ku nga kqyrja e kësaj fotografie, vërehet se kursori tregues i mausit gjendet te oferta e operatorit ekonomik ‘EuroTeorema& PE VLAKU & Nova’.
Po kush janë pronarët e 3 kompanive që u bashkuan në një të vetme dhe fituan këtë tender.
‘Nova Construction Group’ sh.p.k, zotërohet në masën 91 për qind nga Ilir Shtufi, dhe në masën 9 përqind nga Kujtim Shtufi.
Ilir Shtufi është ndërtuesi i kullës dhjetrakatëshe në zemër të Tiranës e quajtur Mali i Tiranës, çështje që aktualisht është nën hetim nga SPAK.
‘PE-VLA-KU’ shpk zotërohet në masën 53 përqind nga Vladimir Pjetërgjokaj, ndërsa 47 për qind nga Kujtim Arifaj.
Ndërsa ‘EuroTeorema’ ka administrator Giovani Pascale.
Kjo kompani zotërohet nga një tjetër kompani me të njëjtin emër ‘EuroTeorema’ SRL, e regjistruar në Itali.
Por ndërkohë që po paracaktohet tenderi, Evis Berberi nuk duket të jetë i qetë nga ana e tij.
Dhe këtë e shpreh edhe në një nga bisedat që ai ka me Belinda Ballukun.
Ku duket se inatin e ka me një nga anëtarët e komisionit që nuk ka hedhur ende në sistem të dhënat.
Një ditë e ngarkuar për kreun e ARRSH-së dhe ministren Balluku, të cilët krahas Lotit 4, hapin edhe zarfat me oferta për Lotet e tjera të tjera të Unazës.
Dosja Hetimore
Më datë 15 Shtator 2021, në orën 12:42, Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin:
‘Qerosi është idiot, nuk ka hedhur dokumentat dhe më merr në ‘Signal’ dhe thotë më ndihmo se ka 20 min që nuk punon app.’
Më datë 1 Tetor 2021, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberit mesazhin:
‘Bëhu gati për unazat të hënën në mëngjes.
Evis Berberi: ‘Njoftimin? Apo inspektim.’
Belinda Balluku: ‘Njoftimin more.’
Evis Berberi: ‘Jo sot në darkë? S’ka ndryshim?’
Belinda Balluku: ‘A do t’i nxjerrësh në
darkë sot?’
Evis Berberi: ‘Ok po pres po më duhen
3 orë kohë nëse ka ndryshime.’
Belinda Balluku: ‘Asnjë ndryshim.’
Por ndërsa po vendosin fatet e Unazës, sërish shqetësimi i ministres Balluku është tradhtari brenda radhëve.
Dyshim të cilin ajo ia shpreh sërish Evis Berberit.
Kreu i ARRSH-së që mban të informuar ministren edhe për mediat që i trokasin në derë, të interesuara për lote të ndryshme në garë.
Media të cilat kanë filluar të kenë dyshime mbi paracaktimin e garës dhe të fituesit.
Këtu ku del në pah edhe gjuha e pasur e ministres me vartësin e saj besnik.
Dosja Hetimore
Evis Berberi: ‘Unazat nga ora 10 e darkës.’
‘Të vazhdojmë apo të presim për nesër?’
Belinda Balluku: ‘Jo, të mërkurën. Ikni shijoni fundjavën. Merruni me punë serioze. Ke një plehrë aty që flet.’
Evis Berberi: ‘Ok të mërkurën. Çfarë ka dalë?’
Më datë 5 Tetor 2021, Evis Berberi i dërgon mesazh Belinda Ballukut.
‘Ka ardhur S… dhe kërkon informacion për procedurën e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). Kërkojnë të dinë nëse është shpallur fituesi, ka pasur ankesa. Nëse nuk është shpallur pse jo?’
Belinda Balluku:‘Të plasi trapi ty. Kur të të vi ty afati i përgjigjes, do kesh mbaruar me procedurat. Nesër publikoji të gjitha në darkë.’
Sipas hetimeve të kryera nga SPAK e nesërmja përkon pikërisht me përfundimin e vlerësimit të ofertave dhe hedhjen e tyre në sistemin elektronik të prokurimit, për procedurën e prokurimit me objekt ‘Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4’.
Ku në një moment Belinda Balluku kujdeset edhe për një firmë konsulence, e cila del se është në vathën e opozitës, që sipas të dhënave në këtë kohë është në pronësi të një deputeti të Partisë Demokratike.
Firmë që Balluku urdhëron kreun e ARRSH që për momentin të mos e ngacmojë, por në të ardhmen të mos e shikojë të marrë më punë në Republikën e Shqipërisë.
Dosja Hetimore
Më datë 28 Tetor 2021, Belinda Balluku i përcjell nëpërmjet ëhatsapp Evis Berberit mesazhin:
‘Ka dhe një firmë konsulence për projektim supervizim me K. A. Janë supervizor tek Porto Romano.’
Evis Berberi:‘Po janë te Porto Romano.’
Belinda Balluku:‘Këtë e ka Lefter Gështenja, deputet i Librazhdit i PD.’
Evis Berberi i shkruan në ‘Signal’ Belinda Ballukut mesazhin:
‘Urgjente apo në të ardhmen?’
Belinda Balluku: ‘Jo, jo, po mos ta shoh të marrë tjetër punë në Republikën e Shqipërisë’.
Data e hapjes së zarfeve të ofertave, që po afron.
Gjë të cilën ia bën me dije vartësit të saj vetë ministrja Belinda Balluku.
E cila e urdhëron që të mos ketë asnjë ndryshim mesa duket në fituesit e garës.
Dosja Hetimore
Më datë 1 Tetor 2021, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberit mesazhin:‘Bëhu gati për unazat të henën në mëngjes.’
Evis Berberi:‘Njoftimin? Apo inspektim?’
Belinda Balluku:‘Njoftimin more.’
Evis Berberi:‘Jo sot në darkë? S’ka ndryshim?’
Belinda Balluku:‘Asnjë ndryshim.’
Belinda Balluku:‘Thjesht të bëj këngën.Por jam në Kukës.’
Evis Berberi:‘Unazat nga ora 10 e darkës.’
‘Të vazhdojmë apo të presim për nesër.’
Belinda Balluku:‘Jo, të mërkurën. Ikni shijoni fundjavën.Merruni me punë serioze.Ke një plehrë aty që flet.’
Evis Berberi:‘Ok të mërkurën.Çfarë ka dalë?’
Po për tju kthyer edhe njëherë ligjshmërisë dhe ndershmërisë të mënyrës se si u pëcaktua fituesi në Lotin 4 të Unazës së Madhe, SPAK ka arritur në përfundimin se kompanitë fituese nuk kanë plotësuar disa kritere që i përcakton ligji.
Ose në rastin më të keq të mundshëm kanë përcjellë në ARRSH, punime që nuk janë të ngjashme me atë të ndërtimit të rrugëve, apo autostradave.
Por të ndërtesave të banimit.
Siç është edhe në rastin e kompanisë ‘Nova Construction 2012’.
Dosja Hetimore
Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se operatori ekonomik i shpallur fitues i kësaj procedure prokurimi, nuk ka plotësuar kriterin e vendosur në dokumentacionin standard të tenderit. Konkretisht atë të ‘punë e ngjashme’.
Ku nga dokumentacioni i dorëzuar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘EuroTeorema Peqin’ sh.p.k, ‘PE-VlA-KU’ sh.p.k, dhe ‘Nova Construction 2012’ sh.p.k, operatori ‘Nova Construction 2012’ sh.p.k për plotësimin e këtij kriteri ka dorëzuar kontrata ku objekti i tyre i paraqitur si ‘punë të ngjashme’ është ndërtimi i objekteve të banimit.
Ndërsa objekti i kontratës së prokurimit ka të bëjë me ‘punime ndërtimi për autostrada, rrugë’.
Por nuk është vetëm tenderi për lotin 4 të Unazës së Madhe ku operatorët pjesëmarrës në garë i dërgoheshin Evis Berberit me foto nga një prej vartëseve të tij.
Berberi që si besnik që ishte, menjëherë ia kalonte shefes së tij, Belinda Balluku, duke e mbajtur të përditësuar me informacione të freskëta rreth ecurisë së garës.
Ministres së cilës nuk duhet t’i shpëtojë asgjë.
