Dosja “Gërdeci”, pranohet gjykimi i shkurtuar ndaj Fatmir Mediut

Gjykata e Posaçme në Tiranë ka vendosur  të pranojë gjykimin e shkurtuar për çështjen e Gërdecit lidhur me ish-ministrin Fatmir Mediu.

Mediu akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim në kuadrin ushtarak komandues.

Në seancën e sotme u vendos që të pranohet kërkesa e SPAK për të shqyrtuar dosjen penale ndaj Mediut, çka do të thotë që do të nisë gjykimi në themel.

Seanca e radhës është parashikuar që të zhvillohet me 24 prill.

Avokati Dorian Matlija, u shpreh se ky proces duhet të jetë me pjesëmarrjen e familjarëve.

“Unë nuk e konsideroj të vlefshme këtë si procedurë. Familjarët e viktimave duhet të ishin aty. Do jemi prezent edhe në seancën tjetër. Do të paraqesim kërkesat tonë. Gjykimi i shkurtuar patjetër që do të pranojë kërkesën e të pandehurit. Ky proces do të jetë me pjesëmarrjen e familjarëve. Është investuar edhe Gjykata e Evropiane për të drejtat e Njeriut”, tha avokati Demalia.


Shtuar 6.04.2023 16:20