Deputeti Fatmir Mediu është shprehur se duhet vendosur që personat që kanë qenë pjesë e strukturave të Sigurimit të Shtetit në të kaluarën, të mos kenë mundësi të jenë pjesë e nivelit të lartë të funksionarëve të sotëm.
Komentet Meta i ka bërë përmes një deklarate të dhënë për mediat, pas takimit me Lindita Nikollën lidhur me të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Dosjeve.
Mediu tha se nuk duhej të abuzohej me emra politikanësh ndërsa shtoi se uronte që kjo të mos ishte vetëm një kauzë politike.
Fatmir Mediu: Unë vlerësoj punën e Autoritetit të Dosjeve. Duhet diskutuar në mënyrë që ata persona kanë qenë pjesëtarë të këtyre strukturave të kaluarën, të mos kenë mundësi të jenë pjesë e nivelit të lartë të funksionarëve të sotëm publikë. Por nuk duhet të abuzojmë me emra politikisht.