DOSJA E GJKKO/ Zbardhen fakte të reja, Veliaj keqpërdor hapësirat publike, ia vë në dispozicion Ajolës

Të tjera fakte dalin në dritë nga zbardhja e vendimit të Gjykatës që vërtetojnë se Erion Veliaj, ishte në dijeni të aktiviteteve të OJF-ve të bashkëshortes së tij, madje i siguronte asaj dhe hapësirat publike për aktivitetet e klientëve të saj.

Një provë tjetër që shtetasi Erion Veliaj, është aktiv sa i përket ecurisë dhe promovimit të OJF-së në fjalë, rezulton të jetë përfituar nga komunikimet e datës 21.04.2022, mes shtetases Ajola Xoxa dhe Driant Zenelit.

Nga këto komunikime konstatohet se në Itali, supozohet Venezia (Lido), ka ndodhur një takim ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, bashkëshortja e tij dhe disa shtetas të tjerë të huaj, përfshirë këtu një shtetas italian të quajtur Casamonti.

Ky i fundit, sipas shtetases Ajola Xoxa, ka folur në lidhje me “Harabel” dhe bashkëpunime të mundshme të kësaj organizate.

Gjithashtu, nga të njëjtat komunikime konstatohet se shtetasit Erion Veliaj dhe Driant Zeneli kanë një marrëdhënie, e cila lidhet me aktivitetin e këtij të fundit te “Harabel”.

Shtetasi Erion Veliaj, evidentohet qartë se jo vetëm që ka dijeni për aktivitetet e kryera nga bashkëshortja e tij, në fushën e organizimeve me natyrë artistike, por edhe ndihmon në forma konkrete kur i kërkohet nga kjo e fundit.

Nga komunikimet rezulton një rast, ku shtetasja Ajola Xoxa, i ka kërkuar ndihmë për vënien në dispozicion të një hapësire publike, në lidhje me një aktivitet që do të zhvillonte shtetasi Kushtrim Juniku.

Komunikimet mes Driant Zenelit dhe Ajola Xoxës

Në datë 29.11.2018, ora 02:55 PM. Driant Zeneli: “Shoqe arrite me fol me Erin per punen e Kushtrimit?”

Në datë 03.12.2018, ora 08:19 PM, Driant Zeneli:Shoqe më mori Kushtrimi në telefon tani. Ke ndonjë info kur dhe tek kush mund të shkojë Kushtrimi të prezantojnë projektin? Se ditët po i afrohen ai ka ndërmend për 29/30.31”.

Ora 08:56 PM. Ajola Xoxa:Eri dje ka ardhur sepse ka qenë jashtë. Dhe kemi qene vetëm me vizita dje. Ja sot sa ta takoj e pyes”.

Në datë 05.12.2018. Ora 12:34 PM Driant Zeneli:Ciao Shoqe more gjë vesh ku të shkojë Kushtrimi”?

Ora 01:25 PM, Ajola Xoxa:Po pres Erin të më thotë. Se parimisht kanë edhe disa aktivitete të tjera në ato lokacione”.

Ora 01:46 PM, Driant Zeneli:Ah ok please sa po të kesh njoftim më thuaj”.

Ora 02:01 PM Ajola Xoxa:Ok tha Eri do zgjidhim gjithçka tjeter. Më jep një kontakt që ta pasoj. Se i pëlqen shume shume ideja se ia dërgova ta shihte tamam”.

Dërgohet kontakti i shtetasit Kushtrim Juniku me numër telefoni Phone: Mobile +355 67 276 9831 (Fq. 2008-2010).


Në lidhje me shtetasin Kushtrim Juniku, nga këto akte konstatohet se ka përfituar fonde nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet shoqërisë së tij “KUJU Studio” me NIPT L71310015L, më datë 22.12.2018, periudhë kjo e cila korrespondon me bisedën e treguar më lart.

Në lidhje me shtetasin Kushtrim Juniku, nga këto akte konstatohet se ka përfituar fonde nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet shoqërisë së tij “KUJU Studio” me NIPT L71310015L, më datë 22.12.2018, periudhë kjo e cila korrespondon me bisedën e treguar më lart. Vlera e përfituar është 4,296,000 lekë, sipas faturës nr. 27 datë 22.12.2018.

Pra, në konkluzion Veliaj jo vetëm i siguronte hapësirat publike, por u jepte dhe fonde klientëve të Ajolës, bashkëshortes së tij./ Oranews


Shtuar 22.02.2025 14:00