“Dosja e AKSHI-t fle në Prokurori”, eksperti Progni denoncon institucionin, reagon AKSHI

Eksperti i IT-së, Gent Progni, i cili orej disa kohësh ka denncuar skandalet që po ndodhin me të dhënat personale në vendin tonë.

Progni pak kohë më parë depozitoi në SPAK fakte se çfarë po ndodh me AKSHIN dhe se si të dhënat personale të qytetarëve po keqmenaxhohen.

Por mesa duket prokuroria në vend të nisë hetimet ndaj fakteve dhe asaj që po ndodh meinstitucionet, ka thirrur në prokurori ekspertin Progni, për të mësuar se si i gjen faktet.

Në postimin e rahës Progni ka bërë një tjetër reagim ku tregon se si zyrtarët e AKSHIt po shpërdorojnë taksat e qytetarëve.

Postimi:

Tani me thoni ju ca te pres une nga kjo Prokurori kur i fle dosja ne sirtar per AKSHIN – PATRONAZHISTIN me zero lek nata dhe Zysha Linda fle ne hotel me 5 yje rooftop ne samite dhe konferenca ne Izrael …

Disa orë pas postimit të Progni ka reaguar edhe AKSHI duke mohuar të ketë ndodhur një udhëtim i tillë.

Përmes një reagimi publik, AKSHI thekson se një udhëtim nuk është bërë asnjëherë nga drejtuesja e institucioni në Izrael, duke shtuar se pavarësisht kësaj, kostoja nuk ishte 5 mijë euro, por 1 400 euro, për dy veta, në dy netë.

“Qartësojmë se Drejtoresha e AKSHI-it nuk e ka zhvilluar vizitën e programuar në Izrael e megjithatë në e-mailin e servisur, në monedhën izraelite për rezervim hoteli, vlera është 4 herë më e vogël, 1,400 euro dhe jo 5,500 euro, për 2 persona, per 2 netë”, thekson AKSHI duke shtuar se  “Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpreh keqardhje që disa media kanë rënë pre e një sulmi të ulët dhe lajmi të rremë ndaj kreut të Institutionit”.

Reagimi i plotë

FAKENEWS! Zero para të harxhuara për një udhëtim që s’është bërë kurrë!

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpreh keqardhje që disa media kanë rënë pre e një sulmi të ulët dhe lajmi të rremë ndaj kreut të Institutionit.

Të paguarit për fushata elektorale në Tiranë, po keqpërdorin ekspozimet e e-maileve të iranianëve duke kryer vepër penale, në kundërshtim të hapur me urdhërin e Prokurorisë. Përmes një fakeneës-i, pretendohet se kreu i AKSHI-it keqpërdor paranë publike.

Qartësojmë se Drejtoresha e AKSHI-it nuk e ka zhvilluar vizitën e programuar në Izrael e megjithatë në e-mailin e servisur, në monedhën izraelite për rezervim hoteli, vlera është 4 herë më e vogël, 1,400 euro dhe jo 5,500 euro, për 2 persona, per 2 netë.

Sulme të tilla, nga individë me agjenda politike, kanë si synim të dëmtojnë imazhin e Institucionit për qëllime të ulëta politike.

AKSHI do e ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore deri në ndërshkimin e çdo të papërgjegjshmi që sulmon institucionet publike dhe keqpërdor të dhëna.


Shtuar 16.03.2023 17:07