Gjykata e Posaçme, ka vendosur të ndryshojë masat e sigurisë për katër të pandehurit e dosjes “Bankers”, duke zëvendësuar arrestin në shtëpi me ndalim të daljes jashtë vendit dhe detyrim për t’u paraqitur.
Konkretisht, masat u ndryshuan për Leonidha Çobon, Hong Ping Xiao, Ardit Kero dhe Lianyi Wang.
Të lidhura
None found
Kërkesa për zëvendësim u bë nga prokurorët e posaçëm, Enkelejda Millonai dhe Anita Jella, me argumentin se ka kaluar afati 9-mujor i paraburgimit.
Avokatët e të pandehurve, kishin kërkuar edhe shuarjen e plotë të masës.
Në këtë çështje janë të përfshirë edhe disa të pandehur të tjerë, të cilët po hetohen në gjendje të lirë, pa masë sigurie.
Katër të pandehurit e prekur nga ndryshimi të masës akuzohen për “Krijim skemash mashtruese lidhur me TVSH-në”, “Fshehje të të ardhurave”, “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskryerje të detyrave nga organet tatimore”.
