Dosja “5D”, Zyrtari i Bashkisë Tiranë Enton Punavija paraqitet në SPAK (VIDEO)

Enton Punavia një nga zyrtarët e Bashkisë Tiranë i lidhur me dosjen 5D është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Ndaj Punavisë është vendosur masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Detyrim paraqitjeje është vendosur edhe për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë Tiranë:

Eglantina Zere

Enton Punavia

Deborah Keçi

Nestor Muhametllari

Julian Zanaj

Albano Janku

 

Dy ditë më parë, SPAK u komunikoi akuzat disa prej ish-zyrtarëve të arrestuar në kuadër të dosjes “5D”.

Mariglen Qatos, Redi Mollës dhe Taulant Tushës iu është komunikuar akuza për veprat penale korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Kjo për shkak të respektimit të afateve për mos parashkrimin veprës penale të mosdeklarimit të pasurisë për shkak të afateve kohore kur dyshohet të jetë kryer.

Ndërkohë, mësohet se vijojnë hetimet i pasi me komunikimin e akuzave nuk ka përfunduar ende faza hetimore për mbledhjen e fakteve dhe provave nga SPAK.

GJKKO firmosi më 28 mars 2024, tre masa sigurie arresti në burg për, Redi Molla, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë, Taulant Tusha, ish- Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato, ish-Drejtor Inspektoriatit së Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Tiranë. 6 masa të tjera sigurie që  miratuan gjuthashtu nga gjykata ishin detyrim parqitje, ku bëjnë pjesë ish anëtarë komisioni të vlerësimit të ofertave.

Në njoftimin e SPAK të fund të marsit thuhej se Redi Molla për gjatë kohës që ushtronte funksionin e Drejtorit në “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” dhe Mariglen Qato gjatë kohës që ushtronte funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në UKT kanë shpallur fitues shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. në 11 tendera. SPAK ka prova se kjo shoqëri zotërohej nga 3 persona të cilët ishin ortakë fiktivë, ndërsa ortakët e vërtetë dhe pronarët “De facto” ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla, të cilët kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore. SPAK deklaroi se kompania është shpallur fituese në këto tendera nga viti 2016 deri në 2020.  /albeu.com


Shtuar 25.04.2024 14:39