Dosja “5D”/ GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës për heqjen e sekuestros për telefonin e bashkëshortes

Gjykata e posaçme, ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-drejtorit të ujësjellësit në bashkinë e Tiranës, Redi Molla, për heqjen e sekuestros së telefonit të bashkëshortes së tij, në kudër të hetimeve për dosjen “5D”.

Celulari në fjalë, pritet të kalojë në sitën e hetuesve sikurse pajisjet e sendet e tjera të sekuestruar me qëllim gjetjen e provave të mundshme.

Gjykata e rrëzoi kërkesën e ish-drejtorit për kthimin e aparatit telefonik .

Redi Molla, është ish-drejtori i bshkisë së Tiranës dhe një herësh sipas SPAK një nga pronarët de fakto të kompanisë “5D konstruksion”.


Shtuar 23.04.2024 12:44