Dosja “5D”/ Favorizoi dy ish-drejtorët e bashkisë, paraqitet në SPAK Deborah Keçi

Deborah Keçi, e cila mbante postin e drejtores së Klubit Sportiv Tirana, për të cilën SPAK ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’, është paraqitur sot në gjykatë siç e përcakton ligji.

Siç shihet nga pamjet, Keçi ka qenë në GJKKO në prani të avokatit të saj, ndërsa siç e përcakton dhe procedura, të premten e parë të muajit, është paraqitur para togave të zeza.

SPAK e akuzon Deborah Keçi, për favorizimin e kompanive “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, të cilat kanë “de fakto” pronarë dy nga ish-drejtorët Qato dhe Molla.

Kujtojmë se SPAK, ka caktuar masën e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe ndaj shtetasve Eglantina Zere, Enton Punavia, Nestor Muhametllari, Julian Zanaj dhe Albano Janku.

Këto masa ndaj zyrtarëve, janë kryer në kuadër të të ashtuquajturës Dosja 5D, për të cilën opozita ka bërë denoncime të shumta.


Shtuar 5.04.2024 14:12