Dosja “5D”/ BKH zbarkon në Bashkinë e Tiranës dhe UKT, sekuestron dokumentet e prokurimeve

Prokuroria e Posaçme, ka thelluar hetimet rreth dosjes “5D”, në kuadër të të cilës u arrestuan 3 bashkëpunëtorët më të ngushtë të Erion Veliajt, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha, që akuzohen për korrupsion e shkelje të barazisë në tendera, mosdeklarim pasurie etj.

Së fundmi, BKH, me kërkesë të SPAK, ka ushtruar kontrolle në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës Kanalizimeve, ku janë sekuestruar disa dokumente.

Të lidhura

None found

Tashmë që është faktuar se drejtorët vetë hartonin projekte, shpallnin hapje procedurash, përcaktonin fituesit dhe ishin përfituesit e kontratave, është duke u hetuar edhe mbi zbatimin e këtyre projekteve.

SPAK ka kërkuar nga Bashkia dhe drejtoritë përkatëse të dhënat mbi zbatimin e projekteve, shumat përkatëse, kush kanë qenë kostot në raport me zbatimin.

Të dhëna janë kërkuar edhe nga VAS konstruksion, paraardhëse e “5D konstruksion”.

Burime të besueshme ,thonë se janë duke u grumbulluar nga organi i akuzës të gjitha dosjet e prokurimeve publike, ku në disa prej tyre autoritet kontraktor është Bashkia Tiranë.


Shtuar 20.05.2024 12:22