Sekretari i Përgjthshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri njoftoi sot nga selia rozë se Partia Socialiste do të depozitojë një tjetër kallëzim të ri në SPAK në lidhje me provat e reja për 21 janarin.
Gjiknuri tha se sot do të bëhet njër kallëzim penal ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit për 21 janarin, pasi ka një provë të re.
Gjiknuri iu referua audio-përgjimit nga urdhrat e Gadës së Republikës për protestën e 4 janarit ku mbetën të vrarë katër protetsues.
Gjiknuri kërkoi nga SPAK që të zbulohet se kush fshiu serverat e pamjeve të kryeministrisë më 21 janar dhe se kush e pengoi prokurorinë të bënin arrestimet e grupit të zjarrit.
Sipas Gjiknurit ka prova të reja dhe SPAK duhet të nis hetim për Berishën dhe Bashën.
“Zbardhni vrasjet shtetërore”, kjo ishte thirrja e Gjiknurit.
“Partia Socialiste e Shqipërisë do të depozitojë sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) një kallëzim penal ndaj shtetasve Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” referuar ngjarjes tragjike të 21 Janarit 2011. Dialogjet e bëra publike midis ekzekutorëve, e tregojnë qartë se vrasjet u urdhëruan nga lart dhe u përgatitën me një gjakftohtësi kriminale, e cila nuk ka asnjë lidhje me ligjin për Gardën e Republikës! Ne e kemi drejtuar gishtin tek Sali Berisha menjëherë pas ngjarjes tragjike! Nuk besoj të ketë patur qytetar që në mos atë ditë, në ditët, javët e muajt pasues, të mos e ketë kuptuar se urdhëruesit e këtyre vrasjeve ishin Sali Berisha e Lulzim Basha”, tha Gjiknuri.
/albeu.com/