Dortmund bën “blofin” e parë, e pëson në transfertën me Freiburg (VIDEO)

Borussia Dortmund ishte zhgënjimi i madh i ditës në kampionatin gjerman. Skuadra e Rose pëson humbjen e dytë në pak ditë pas asaj disfate me Bayern Munchen në Superkupë por kjo e sotmja me Freiburg ishte më shqetësuese.

Transferta në këtë stadium pa qenë gjithmonë një problem për Dortmundin që edhe sot la për të dëshiruar dhe duket që ende skuadra nuk është kolauduar me trajnerin e ri Rose.

Sfida u mbyll 2-1 me golat e Grifo 6’ e Sallai 53’ për vendasit teksa Bellingham shënoi për miqtë që nuk bën asgjë për të barazuar apo fituar ndeshjen në pjesën e dytë.

Në sfidat e tjera, Wolsfburgu i Van Bommel mori 3 pikë të rëndësishme me përmbysje 2-1 në fushën e Hertha Berlin ndërsa Bochum mposhti 2-0 Mainzin.

Zhgënjyen Eintracht Frankfurt që barazoi pa gola me Augsburg ndërsa 1-1 përfundoi Greuther-Arminia Bielefeld.


Shtuar 21.08.2021 17:38

Tags: