Doris Madhi: Baza e PD-së është e lodhur, shumë njerëz janë larguar, gjendje e mjerueshme

Doris Madhi, kryetare e grupit të këshilltarëve të PD-së në Elbasan, renditi në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV, problemet e mëdha që ka dega e PD-së në Elbasan prej 3 vitesh, pas zgjedhjeve vendore, kur partisë kryesore të opozitës i mungojnë njerëzit dhe organizimi.

“Që në 2023 kur ne menduam se po ngrinim frymën gjatë zgjedhjeve lokale kur kishim kandidat zotin Boçi kishi vështirësi për të plotësuar strukturat, qendrat me numërues, vëzhgues. Pas dy viteve gjendja është më e mjerueshme. S’ka organizim, mungesa e kryetarit ka ndikuar, 4 mandate në opozita. Duhet të pranojmë edhe pragmatizmin, se ka demokratë që ndjekin PD që në 1991.

Të lidhura

None found

Ka patur bashkëpunime që nuk do t’i dëshironin demokratët si ai i vitit 2013 mes Berishës dhe Metës.

Baza nuk i pranon këto dhe qoftë prej 4 mandateve në opozitë, e ka numbur besimin dhe shumë njerëz largohen. Baza është e lodhur, shumë njerëz janë larguar, sot gjejnë edhe njerëz që përjashtohen, çfarë besimi do të ketë baza për t’u mbledhur rreth boshtit. Dhe pyetja ime, do t’ia drejtoj unë zotit Berisha: A e quan veten bosht sot në Partinë Demokratike?”- tha Madhi.


Shtuar 30.03.2026 23:37