“Dorëzoni Belindën!”/ Me foto të Ramës dhe Ballukut, protestuesit e ‘Mundësia’ thirrje të forta nga Kryesia: Në burg!

Me thirrje të forta kundër kryeministri Edi Rama dhe Belinda Ballukut, protestuesit dhe përfaqësues të Mundësia, kërkojnë vënien në vend të drejtësisë.

“Burg, burg. Duam drejtësi”, dëgjohet teksa brohoret turma e protestuesve.

Ndërkohë, policia e Shtetit është bërë gardh para Kryesisë së Kuvendit, ku po mbahet dhe mbledhja e Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për imunitetin dhe arrestimin e saj.


Shtuar 19.12.2025 11:17