Dy prokuroret e Elbasanit, Ermira Tafani dhe Armarda Xhaferri kanë paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Mësohet se dy prokuroret nuk kanë dhënë arsye për dorëheqjen e tyre nga detyra, ndërsa tashmë pritet vendimi i KLP-së.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela kërkoi hetim disiplinor për prokuroren e Elbasanit Armarda Xhaferri.
Çela i kërkoi ILD-së nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores.
Ndërsa, Ermira Tafani, ka qenë kandidate për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm në vitin 2017./albeu.com