Dorëheqja e tij pasoi atë të Johnson, Rishi Sunak njofton kandidaturën për kryeministër të Britanisë

Rishi Sunak ka njoftuar se do të jetë kryeministri i ardhshëm pas dorëheqjes së djeshme të Boris Johnson.

Pasi shpalli kandidaturën, ai tha se vendi i tij po përballet me “sfida të mëdha”.

“Të rivendosim besimin, të rindërtojmë ekonominë dhe të ribashkojmë vendin”, ka ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Ish-kancelari dha dorëheqjen nga posti i tij ministror të martën në mbrëmje, vetëm pak çaste pasi Sajid Javid u largua nga posti i sekretarit të shëndetësisë.

Ata nisën një ortek dorëheqjesh dhe kjo bëri që Johnson të jepte dorëheqjen gjithashtu./albeu.com