Dorëheqja e Ermal Dredhës, zgjidhet kryebashkiaku i përkohshëm i Vlorës

Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka zgjedhur Elis Halilin, për të mbajtur detyrën e kryebashkiakut të Vlorës, deri në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.

Seanca e këshillit bashkiak u shoqërua me debate të ashpra, ndërsa përveç Halilit u përfolën edhe emrat e dy nënkreytareve të tjera, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.

Ermal Dredha dha dorëheqjen disa ditë më parë nga drejtimi i bashkisë, detyrë të cilën e mbante prej vitit 2023 kur zëvendësoi Dritan Lelin.