Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i Monika Kryemadhit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së.

Kryemadhi ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD ishte e pritshme.

“Dorëheqja duhet parë në dy këndvështrime, e para çdo zvarritje e Bashës në krye të PD nuk e unifikonte PD. Vazhdoj të qëndroj stoike që vota e lirë i jep zgjidhje situatës në të cilën gjendet PD. Nëse PD nuk do të jetë e plotë opozitarizmi do të jetë i vështirë. Nuk është ndonjë risi në jetën politike. E prisja sepse deputetë e PD, nuk po e mbështesnin  më. Rezultati i 6 marsit ishte shumë qesharak”, tha Kryemadhi.

Në studion e “Quo Vadis”, Kryemadhi tha se ai tashmë nuk kishte as mbështetjen e deputetëve, ndërsa theksoi se Bashës i duhet patjetër një post politik.

“Për interesa të tjera ekonomiko financiare ose shantazhime janë ato që e bëjnë Bashën që t’i duhet patjetër një post politik për të mos ecur nëpër proceduarat qoftë me çështjen belge qofte me atë Muzin në SHBA”, tha Kryemadhi./albeu.com/