Kënaqësi të jem mes miqve dhe disa armiqve/ Presidenti Trump: Ekonomia amerikane po lulëzon, Europa nuk është në drejtimin e duhur

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka marrë fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku e nisi fjalimin duke thënë se nga Amerika ka sjellë “lajme fenomenale”, duke vënë në pah shifrat ekonomike.

“Ekonomia po lulëzon”, deklaron Trump, duke e nisur fjalimin me fjalët se është kënaqësi për të, të jetë sërish në Davos, pasi hera e fundit ishte në vitin 2020.

Ai nuk kurseu as batutat me të pranishmit, duke thënë se, “është mirë të rikthehet mes kaq shumë miqsh dhe disa armiqsh”, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Trump shpalli se “inflacioni është mposhtur” dhe se kufiri i mëparshëm “i hapur dhe i rrezikshëm” i Shteteve të Bashkuara tashmë është mbyllur.

Ai theksoi se po realizon transformimin më të jashtëzakonshëm në historinë e SHBA-së dhe premton rritje ekonomike që, sipas tij, asnjë vend tjetër nuk e ka përjetuar më parë.

Inflacioni bazë është vetëm 1.6%, shton Trump, ndërsa rritja ekonomike për tremujorin e katërt të vitit 2025 parashikohet në 5.4%, shumë më e lartë sesa parashikimet e kujtdo tjetër, përveç vetë Trumpit.

Trump u shpreh se Europa nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur.

“Tregjet kanë shënuar rritje, janë shënuar shifra rekorde dhe kursimet e qytetarëve janë rritur dhe investimet janë dyfishuar duke thyer rekorde. Asnjë vend nuk e ka bërë këtë sukses ekonomik më parë. Kur vendi drejtohej nga demokratët ishte vend i vdekur, tani jemi të suksesshëm. Ekonomia amerikane parashikohet të rritet më tej.

Është lajm i mrekullueshëm suksesi i Amerikës. Kur Amerika ka ekonomi të mirë, është lajm i mirë për të gjithë botën. Sot dua të diskutoj sesi e kemi arritur dhe sesi presim situatën ekonomike. Mund të mësoni edhe ju duke ndjekur hapat që kemi ndjekur dhe ne për për përmirësuar situatën ekonomike.

Nuk dua të fyej asnjë vend, e dua shumë Europën. E dua të ketë sukses, por nuk është në drejtimin e duhur. Mënyra e vetme për të rritur ekonominë është të kontrollojmë ekonominë”.

 


Shtuar 21.01.2026 15:14

Tags: ,