Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë mbërritur sot në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, për t’u njohur me masat e sigurimit.
Në momentin e mbërritjes së tyre, jashtë ambjenteve të gjykatës, përveç familjarëve ka pasur edhe fermer dhe eksportues perimesh, që kishin ardhur në mbështetje të kolegut të tyre Mariglen Qorri. Prokurori e çështjes, Arjeta Plaku, pasi ka lexuar edhe akuzat ndaj tre shtetasve të arrestuar, ka kërkuar “cilësimin të ligjshëm” të arrrestimit të tyre. Prokurorja i ka kërkuar gjykatës masën e sigurimit personal: “arrest në burg” për shtetasin Mariglen Qorri (eksportuesi) dhe masat e sigurimit personal “arrest në burg” për dy punonjësit e AKU-së Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika.