Dollari vazhdon të fitojë terren ndaj euros, njihuni me këmbimin valutor në vendin tonë

Monedha e dollarit vazhdon të forcohet në raportet me monedhat e tjera. Në tregun e këmbimit valuator në Shqipëri sot një dollar blihet me 119.6 lekë dhe shitet me 120.5 lekë.

Euro vazhdon të qëndrojë i pandryshuar, duke u blerë me 117 lekë dhe shitet me 117.6 lekë.

Rritja ka pësuar edhe franga zvicerane, e cila blihet me 118.4 lekë dhe shitet me 119.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik ka pësuar rënie. Sot ai blihet me 133.4 lekë dhe shitet me 134.7 lekë.


Shtuar 21.10.2022 08:41