Doli në përgjime duke siguruar mjete për vrasjen e Arben Ndokës, lihet në burg Xhelal Rraja

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Xhelal Rrajën, i cili u arrestua më 10 korrik në kuadër të operacionit Revanshi.

Xhelal Rraja, është vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja dhe akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles, ku do të siguronte kushtet dhe mjetet materiale, për të kryer vrasjen e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Nga hetimet e SPAK, rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Sipas dosjes Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.


Shtuar 12.07.2024 09:55