Doli në pamjet e fundit filmike të Ervis Martinajt, e reja përfundon në prokurori, merret në pyetje

Një vajzë e re është shfaqur nga pamjet filmike të një hoteli në Durrës së bashku me të shumëkërkuarin e drejtësisë,  Ervis Martinaj.

Kjo e fundit ka përfunduar në komisariat ku është marrë edhe në pyetje.

EuroNews shkruan se Prokuroria ka administruar edhe dëshminë e një vajze e cila shfaqet në pamjet filmike të sekuestruara e nën shoqërinë e Martinajt dhe agjentit Jeton Lami.

Ende nuk dihet dëshmia e saj përpara grupit hetimor.

Vajza është shfaqur në dy filmimet e vetme që ka administruar prokuroria, pamje që tregojnë për herë të fundit të gjallë Martinajn.

Ajo bashkë me biznesmenin e efektivin Jeton Lami kanë shkuar në një hotel në Durrës, rreth orës 21:15 të datës 5 gusht me një mjet të llojit “Audi A8”. Martinaj e vajza kanë zbritur e janë futur në hotel, ndërsa Lami është larguar për tu kthyer e për t’i marrë të nesërmen në mëngjes, me një tjetër makinë.

Martinaj, vajza, Lami e një tjetër person që ndodhej me këtë të fundit janë larguar nga hoteli mëngjesin e 6 gushtit.