“Dola nga skena e fyer”, Enada Hoxha tregon e përlotur mosvlerësimin gjatë inaugurimit të TKOB (VIDEO)

Primabalerina e TKOB, Enada Hoxha, ishte sot e ftuar në “Vila 24” ku është shfaqur për herë të parë në ekran e përlotur dhe shumë e prekur. Ajo foli për herët të parë për një situatë të pakëndshme në mbrëmjen e inaugurimit të ambienteve të rikonstruktuara të këtij institucioni pak javë më parë.

Enada tha se ndihet e fyer për kohën e kushtuar asaj dhe partnerit Gerd Vaso në shfaqje si edhe ajo që e ka bërë të rebelohet e të largohet, është mungesa e imazhit të baletit maestros Agron Aliaj i cili ka punuar me emrat më të mirë të skenës që i kanë emër baletit shqiptar ndër vite.

“Të jem e sinqert jam ndjerë shumë e fyer. Nuk e di si ndodhi, të mendosh që në 65 vite Teatër unë dhe Gerti jemi ndër të vetmit solist me mbi 25 vite karrierë. Dhe si solist absolut të atij Teatri me mbi 25 apo 26 vepra mbi supe e mos të flasim skenografi e vënie skenike e shfaqje pafund në Teatër. Dhe ta shikosh veten me një numër 2 minuta me të gjithë trupën e baletit. Nuk kam asgjë me askënd, sepse trupa e baletit ishte dominuese në atë hapje Teatri dhe më vjën keq që u pozicionuan në përshëndetje në filën e dytë që nuk mu duk e denjë madje unë kam dal në mënyrë demosntrative nga skena sepse vazhdoj ta them mbetem e ofenduar. Mendoj që bashkë me Gertin meritonim të kishim 2-3 minuta një numër special atë natë si të gjithë solistët e tjerë të kantos, sepse balerinët u pozicionuan si një trup dhe asnjëri si solist. Shpresoj mos të ketë qenë e mirëmenduar, te ketë qenë padashje kjo gjë. Pastaj u ndjeva e ofenduar kur në dokumentar nuk pash Agron Alin”, u shpreh e përlotur Enada.


Shtuar 6.10.2021 09:44