“Doja të vrisja të dashurën sepse më kishte borxh 80 mijë euro”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së trefishtë në Tiranë: Shënjestër kisha ish-vjehrrin

Është zbardhur dëshmia e autorit të masakrës ku mbtën të vdekura 3 gra dhe të plagosura tre të tjeta.

Dan Hutra vrau dje kunatën Hasime Dafkun dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj.

Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin dhe plagosi me thikë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.

Ai ka rrëfyer se në fillim donte të vriste 40-vjeçaren në Astir duke e prerë me thikë në fyt, por u largua për shkak se në dyqan u futën njerëz të tjerë.

Sipas tij, ajo i kishte borxh 80 mijë euro dhe s’donte ta qëllonte me armë për shkak se nuk realizonte dot krimet e tjera.

Sa përket vrasjes së ish-kunatës së tij dhe nuses së familjes Hysa, serial-killeri tha se donte të vriste ish-vjehrrin por duke qenë se nuk e gjeti në shtëpi qëlloi ndaj grave.

Më pas është larguar nga aty për të shkuar tek viktima e radhës dhe rrugës është ndeshur me makinat e policisë që po shkonte drejt skenës së krimit në Paskuqan.

Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme pranë Sharrës në Tiranë. Dan Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar në qershor të vitit të shkuar për dhunë në familje, pasi kishte rrahur bashkëjetuesen e tij Elena Hysaj.

Dëshmia e Dan Hutrës

“Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40 vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera. Më pas shkova në Kodër-Kamez, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë.
Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg.”


Shtuar 2.03.2023 13:07