DETAJE/ Dogji tokën e fqinjit pas konfliktit banal, kush është 80-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi i vuri zjarrin gjithë fshatit në Gramsh

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga fshati Kullolas në Gramsh, i cili ishte dhe shkaktari i zjarrit masiv që shkumboi të gjithë fshatin.

80-vjeçari i cili vendosi zjarrin ndërroi jetë pasi u asfiksua nga tymi. Ndërsa tronditëse është dhe arsyeja se përse i moshuari kishte ndezur zjarrin.

Shkak për zjarrvënien është bërë një sherr mes 80-vjeçarit dhe fqinjit të tij. Nga inati që kishte akumuluar ndaj komshiut, 80-vjeçari i vuri zjarrin parcelës së tij, por pa marrë parasysh pasojat të cilat tashmë rezultojnë të jenë katastrofale.

Ministria e Mbrojtjes bën apel për banorët në zonat më kritike në vend, të largohen sa më parë nga banesat dhe braktisin fshatin.

Situata paraqitet e vështirë në disa zona të vendit, por më kritike është në Gramsh, ku po evakuohen banorët e gjashtë fshatrave. Madje Presidenti Bajram Begaj ka dalë me një thirrje publike për banorët që të largohen nga shtëpitë, për shkak të rrezikut të madh nga zjarret.

Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një thirrje urgjente për evakuimi, për banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas, që të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.

Më herët, mesditën e kësaj të marte është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të tjerë të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.


Shtuar 12.08.2025 18:13