Dogji mbi 15 hektarë tokë me një cigare, arrestohet autori në Belsh (VIDEO)

Policia e Cërrikut ka arrestuar një person, i cili dyshohet se është autor i zjarrit që dogji 15 hektarë sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se shtetasi K.L, banues në Belsh, ndezi zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë u dogjën një sipërfaqe e pyllit në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore.

Ky shtetas, dyshohet se për shkak se ka hedhur një cigare të ndezur, ka aktivizuar një vatër zjarri në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur 15 hektarë sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/Albeu.com


Shtuar 27.08.2023 09:52