Dogjën qëllimisht dy automjete në Durrës, arrestohen dy persona (EMRAT)

Uniformat blu në Durrës, kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në shtator, ku u dogjën në mënyrë të qëllimshme dy automjete.

Sipas informacioneve policore, në pranga kanë rënë shtetasit Albjon Golemi dhe Ertin Hoxha,  ndërsa në kërkim u shpall Eridjon Rubener.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim”.

Njoftimi:

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre si dhe procedohet penalisht një i mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, pas informacioneve të marra se në lagjen nr. 13, është djegur një automjet dhe një tjetër pjesërisht, kanë organizuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mbas një pune hetimore dhe profesionale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, djegia e qëllimshme e dy automjeteve.

Në vijim të veprimeve u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi shtetasve E. H., 18-vjeç dhe A. G., 18-vjeç, të dy banues në Durrës.

U shpall në kërkim shtetasi E. R., 32-vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.