Doganierët grekë në grevë, mbyllet pika kufitare e Kakavijës më 27 Tetor, ja oraret e bllokimit

Policia Kufitare e Kakavijës ka bërë me dije se Policia Kufitare Greke e ka njoftuar se doganierët grekë kanë marrë vendimin për të hyrë në grevë dhe për të bllokuar pikën kufitare në orare të caktuara.

Mësohet se doganierët më datë 27 Tetor, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në PKK Kakavijë nuk do të lojojnë lëvizjen e automjeteve.

Sipas tyre, do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Njoftimi

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në PKK Kakavijë nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.


Shtuar 25.10.2025 18:33