“Do vijë delegacion shumë i rëndësishëm”/ Berisha tregon se çfarë do ndodh para zgjedhjeve: Të organizosh një dëgjesë në fushatë elektorale është shumë e rrallë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se është optimist se “shqiptarët do të ndahen nga e keqja e tyre”, duke iu referuar qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama. Berisha i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania tha gjithashtu se rezoluta e propozuar nga PD dhe e miratuar nga Partitë Popullore Europiane ishte njësoj me raportin paraprak të ODIHR-it për zgjedhjet. Kryedemokrati po ashtu shtoi se do të vijojë me takimet para fushatës me delegacione shumë të rëndësishme në mënyrë që problemet e Shqipërisë të evidentohen para zgjedhjeve.

“Rezoluta ka një sintoni me raportin e ODIHR-in. Nuk ka patur kurrë një raport kaq të athtë. Shumica e rekomandimeve të ODIHR-it nuk janë zbatuar. Ky sistem është anti-demokrat. Unë do kem takime prap. Do vinë delegacione të fuqishmë shumë. Do vinë delegacione shumë të rëndësishëm nga Parlamenti Europian dhe Këshill i Europës. Do vijnë para zgjedhjeve.

Të organizosh një dëgjesë në fushatë elektorale është shumë e rrallë. U organizua dhe një herë më herët për fenomenin Dushk në vitin 2002 dhe ishte organizuar edh enjë për Ahmed Masudin e Afganistanit. A i vumë ne në prozhektorë të plotë problematikat që ka vendi, e arritëm dhe unë jam shumë optimist që kjo është një mbështetje e fuqishme për shqiptarët për tu ndarë nga e keqja e tyre”,-tha Berisha.


Shtuar 6.05.2025 23:08