“Do t’ju vras”/ Tragjedia në Shkozë, 43-vjeçari që i mori jetën kunatës e kishte paralajmëruar ngjarjen e rëndë

Roland Sinani, 43-vjeçari që vrau me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait) Migena Sinani, 37 vjeç dhe më pas veten në Shkozë e kishte paralajmëruar ngjarjen e rëndë.

43-vjeçari vrau kunatën e tij teksa kjo e fundit po flinte në dhomën e saj së bashku me fëmijën e mitur, 2 vjeç. Autori më pas doli jashtë te dera dhe qëlloi veten.

Dëshmitarë në vrasje u bënë edhe dy prindërit e moshuar të autorit të vrasjes të cilët veç lëvizjes së armës së krimit nga vendngjarja nuk mundën dot t’i thonë asnjë të dhënë policisë.

Në polici u pyet dhe bashkëshorti i viktimës, Erjoni i cili në momentin e ngjarjes ishte në punë si taksist. Ai tregoi se prej të vëllait Rolandin i cili punonte në një gomisteri kishte dëgjuar disa herë fjalën “do t’ju vras” por nuk ishin marrë seriozisht si kërcënime.

Në komisariatin nr. 1 në tiranë nuk ka pasur asnjë kallëzim për konflikt në këtë familje apo incident ku mund të ishin përfshirë anëtarë të saj.

Gjithçka ka pasur në familjen Sinani është mbajtur brenda mureve derisa rreth orës 4 të mëngjesit nga një pistoletë pa leje u qëllua dhe la pas 2 viktima./albeu.com/


Shtuar 8.04.2023 15:28