Një 52-vjecar grek ka mbetur i vdekur pas një sherri që pati me dy vëllezërit nga Shqipëria, ngjarje e cila u krye në prani të vajzës 18-vjeçare të viktimës.
Sipas mediave greke, audio dokumenti është regjistruar nga një person që ka qenë duke kaluar pranë vendit ku ndodhi vrasja në atë moment.
Në audio dëgjohen anëtarët e familjes, ku njëri kërcënon se do të hedhë një granatë dhe do t’i hedhë në erë.
Fjalët e dhëna në audion e publikuar nga mediat greke:
-Thuaji t’i mbledhë gjërat dhe të iki, ose unë shkoj t’i hedh një granatë.
-Karabinë. Sillni karabinën
(…
-Çfarë po ndodh?
– Ik, ik.
-Le të shkojmë -Le të shkojmë
… Le të shkojmë … Le të shkojmë
– Tani largohu edhe ti… largohu… – Unë
do (…) tani… –
Ik…
Si ndodhi vrasja
Sipas informacioneve dhe asaj që raportojnë dëshmitarët okularë , gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes, kur dy vëllezërit, një 27-vjeçar dhe një 47-vjeçar , shtetas shqiptarë, kanë mbërritur në shtëpinë ku viktima. jetonte me familjen e tij.
Më pas për një arsye ende të panjohur ka shpërthyer një sherr i egër me viktimën 53-vjeçare dhe dy fëmijët e tij, ndërsa gjithçka dyshohet se ka ndodhur në rrugicën e vogël jashtë shtëpisë së familjes. 27 – vjeçari shqiptar i cili kishte një lidhje romantike me vajzën e viktimës , duke përdorur një thikë plagosi djalin 24-vjeçar dhe njëkohësisht shtyu partneren e tij 18-vjeçare dhe gruan 53-vjeçare.
Më pas, vëllai 47-vjeçar i 27-vjeçarit e ka goditur viktimën me shpinën e sëpatës në gjoks dhe kokë, por sipas dëshmitarëve okularë, 53-vjeçari ka vdekur jashtë një karburanti të vjetër, që ndodhet 300 metra larg skenës së episodit.